Analisti Azdren Shala është shprehur se zbutja e toneve nga Vetëvendosja, sipas tij është strategji e Albin Kurtit.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se këtë e sheh si parapërgatje për një koalicion paszgjedhor.
“Strategjia e Kurtit është që përmes zbutjes së toneve, jo të gjuhës, si pasojë e sondazheve që i kam parë, unë mendoj që është njëfarë parapërgatitje e terrenit për një koalicion paszgjedhor”.
“Në këtë pikë po e shoh një pëlqyeshmëri ose një aprovim edhe të ish-opozitës, kryesisht të PDK-ja, që pak a shumë të lë të kuptosh që do të ketë edhe marrëveshje politike pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, tha Shala./Klankosova.tv

