Fondacioni Turquoise Mountain, i themeluar nga Mbreti Charles III i Britanisë në vitin 2006, po bashkon mjeshtra të artit islam nga gjeografi të ndryshme në Londër me ekspozitën “Motivet e Besimit: Traditat e Gjalla në Artin Islam” në shtëpinë e ankandeve me famë botërore Sotheby’s, raporton Anadolu.
E organizuar në bashkëpunim me Qendrën Botërore Kulturore Mbreti Abdulaziz (ITHRA) dhe Sotheby’s, ekspozita bashkon vepra nga mjeshtra artizanë nga Afganistani, Palestina, Siria, Jordania dhe Arabia Saudite, duke riinterpretuar kryqëzimet e besimit, estetikës dhe artizanatit në artin islam.
Duke paraqitur vepra të tilla si minbere, mbajtëse të Kuranit (rahle), dorëshkrime të Mushafit, pllaka, llamba qelqi, dyer prej druri të gdhendura dhe harqe zbukuruese, ekspozita u paraqet vizitorëve një qasje moderne ndaj frymës së arkitekturës dhe artizanatit.

Çdo vepër rigjallërohet në duart e mjeshtrave që mbajnë tradita të rrënjosura thellë deri në ditët e sotme.
Fondacioni Turquoise Mountain, i themeluar nga Mbreti Charles III në vitin 2006, synon të rigjallërojë zanatet tradicionale, të mbështesë ekonomitë lokale dhe të ruajë trashëgiminë kulturore në zonat e konfliktit dhe krizës.
Fondacioni aktualisht vepron në një gjeografi të gjerë që shtrihet nga Afganistani në Mianmar, Lindja e Mesme deri në Afrikën e Veriut.
Kjo ekspozitë e re në Londër, synon të bashkojë trashëgiminë e artizanatit të prodhuar në rajone të ndryshme të botës islame nën një çati, duke i sjellë vizitorët artin e besimit islam.

Fondacioni Turquoise Mountain kryesohet nga Shoshana Stewart dhe udhëheqësja e ekspozitës Thalia Kennedy drejton projektin si në ruajtjen e trashëgimisë kulturore ashtu edhe në integrimin e artizanatit me artin bashkëkohor.
“Ne do të donim shumë t’i sillnim këto vepra në Turqi”
Presidentja e Fondacionit Turquoise Mountain, Stewart, në lidhje me ekspozitën tha për Anadolu: “Gjëja më emocionuese në lidhje me këtë ngjarje që feston artin islam, të Lindjes së Mesme dhe Azisë në Londër është se këto kryevepra të prodhuara do të sillen në Londrën qendrore si pjesë koleksioni të ardhshme dhe këto tradita të gjalla do të ekspozohen këtu”.
“Do të na pëlqente shumë t’i dërgonim këto vepra në Turqi. Do të ishte një nder i madh për ne. (Turqia) është një qytetërim i madh, me të gjitha rrënjët dhe shtresat e saj. Ndalesa tjetër për ekspozitën është Medina, e cila do të jetë e mrekullueshme sepse shumë nga këto vepra u krijuan për ekspozitën ‘Hixhra: Në gjurmët e Profetit’. Gjeometria e qilimit dhe minberit është në fakt e frymëzuar nga Xhamia el-Nabawi në Medinë. Do të ishte shumë domethënëse që këto vepra të ktheheshin në Medinë, por ne duam t’i çojmë ato në të gjithë botën dhe t’ua tregojmë sa më shumë njerëzve të jetë e mundur. Turqia do të ishte një ndalesë e përsosur për këtë”.
Stewart deklaroi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Turqinë në këtë kontekst, duke thënë: “Do të ishte e mrekullueshme të bashkonim artizanë dhe mjeshtra turq nga vende të tjera. Duhet ta marrim në konsideratë këtë”.


