Kryetari i këshillit të komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka falenderuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për besimin e dhënë që të drejtoj degën e BDI-së në Gostivar, shkruan Top24
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti, për besimin dhe nderin që më ka dhënë për të vazhduar me udhëheqjen degës së BDI-së në Gostivar.
Kjo përgjegjësi vjen pas mbledhjes së Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, ku u morën vendime të rëndësishme, duke rikonfirmuar vizionin tonë të përbashkët për ripërtëritje, unitet dhe forcimin e misionit politik të BDI-së.
Një falënderim i veçantë për strukturat e degës në Gostivar anëtarët e Këshillave Vendor, Kryetarët e Këshillave Vendor, Anëtarët e Kryesisë së Degës, Udhëheqësit e Departamenteve, Funksionarët, Këshilltarët, Shefat e Shtabeve, Forumin e Gruas, Forumin Rinor, si dhe për kolegët, miqtë dhe të gjithë mbështetësit tanë për përkrahjen, përkushtimin dhe besimin e vazhdueshëm në kauzën tonë të përbashkët. Angazhimi dhe energjia juaj janë themeli i forcës sonë.
Këtë përgjegjësi e pranoj me vendosmëri, i vetëdijshëm për punën e rëndësishme që na pret përpara.
Së bashku do të punojmë për ta ngritur edhe më shumë Degën e BDI-së në Gostivar, për ta forcuar edhe më tej shtëpinë tonë politike, dhe për t’i përfaqësuar më mirë interesat e shqiptarëve, me dinjitet, unitet dhe vizion.
Besimi na u dha. Përgjegjësia është e madhe. Na priftë e mbara 
Bashkë vazhdojmë 

