Zehra Bagci, që jeton në Yozgat të Turqisë, gëzon fëmijët jetimë duke u dhuruar kukulla që i krijon vetë.
Yozgat
Zehra Bagci, një grua 52-vjeçare që jeton në Yozgat të Turqisë, gëzon fëmijët jetimë duke u dhuruar kukulla që i krijon vetë, raporton Anadolu.
Zehra Bagci, nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe e tre fëmijëve, mësoi teknikat e thurjes nga një fqinje 30 vjet më parë. Ajo e riinstaloi makinën e saj të thurjes, të cilën e kishte lënë mënjanë vite më parë, në dhomën e saj të ndenjes për të bërë kukulla për nipërit e mbesat e saj.
Me mbështetjen e bashkëshortit të saj, Mustafa Bagci, ajo thur edhe kukulla shumëngjyrëshe për fëmijët jetimë.
Ajo e ka përmbushur këtë ëndërr duke u dërguar gati 300 kukulla fëmijëve në shtëpitë e fëmijëve përmes Drejtorisë Provinciale të Shërbimeve Familjare dhe Sociale.
Zehra gjithashtu mbështet herë pas here aktivitete bamirësie të organizuara nga institucione dhe organizata të ndryshme me kukullat e saj.
