Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, aty ku hapi grupkapitujt e fundit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një kauzë e re politike e tij e promovuar fort në fushatën e majit për zgjedhjet parlamentare, ku morri dhe një mandat të katërt qeverisjeje.
Aty, ai dhe një shfaqje tipike të tijën, me një tortë gëzimi, e deklaruar:
“Ja ku jemi sot këtu, me atë që ishte vetëm ëndërr pak më tepër se një vit më parë, është transformuar tashmë në një plan pune, një realitet me të cilin do punojmë në jetën e përditshme”.
Nga ana tjetër, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos tha se “sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap gjithë grup-kapitujt, por edhe për Bashkimin Europian”.
Por ky zhvillin në politikën e jashtme të Shqipërisë, ku Rama synon futjen e patjetërt në BE, ngjan me një lloj kamuflimi prej tij të një dështimi të të gjithë vizionit të Rilindjes, shpalosur ahere kur synonte pushtetin apo vinte në pushtet.
Rilindja nuk e kishte aq hallin e Shqipërisë në BE, hynte apo mbetej jashtë, më shumë se sa ta shëronte vendin dhe njeriun prej sëmundjeve nga e cila vuan ç’prej kur është bërë shtet, mishëruar në thënien e vetë Ramës me shumë se dy dekada më parë, “Shqipëria, vendi më i dashur i çdo maskarai dhe vendi më i urryer për atë që horr dot nuk bëhet”.
Shqipëria e qeverisur prej tij është po e tillë, edhe me shpresëhumbjen më të madhe në postkomunizëm. /tesheshi.com/

