Sulmuesi francez ka qenë lojtari më i rrezikshëm i “Los Blancos” këtë sezon, duke shënuar mbi 50 për qind të golave të skuadrës — plot 18 gola në 15 ndeshje. Megjithatë, Mbappe nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e fundit, që përkoinë edhe me faktin që Real Madrid nuk ka fituar asnjërën prej tyre.
Kjo ka nxitur brenda klubit një ndjenjë shqetësimi se forma e yllit francez mund të jetë në rënie.
Në ndeshjen ndaj Liverpoolit, Mbappe ishte më aktiv se kushdo tjetër në sulm: pati më shumë goditje drejt portës (tre), realizoi pesë driblime dhe ishte i përfshirë në 46 aksione ofensive. Edhe pse nuk shënoi, ai mbeti pika më e ndritshme e madrilenëve në fazën sulmuese.
Ndërsa ndaj Rayo Vallecanos, performanca e tij ra dukshëm, ashtu si edhe e pjesës tjetër të skuadrës. Megjithatë, Mbappe vazhdoi të ishte lojtari me më shumë tentativa (tre goditje) dhe u përpoq të krijonte rrezik individualisht, por pa sukses.
Te Real Madrid shpresojnë që pauza ndërkombëtare ta ndihmojë 26-vjeçarin të qetësojë mendjen dhe të rikthehet me formën e zakonshme kur të rifillojë kampionati.
MARKETING


