Shirat e rrëmbyeshëm në ishullin Lesbos të Greqisë shkaktuan përmbytje të gjera, të cilat kanë përfshirë shtëpi dhe biznese, transmeton Anadolu.
Sipas transmetuesit shtetëror ERT, reshjet e dendura kanë çuar në dalje të lumit Çiknias nga shtrati, duke përmbytur zona si Skala Kallonis dhe Kalloni.
Rrugë të shumta janë mbyllur dhe shkollat në rajonin perëndimor të ishullit kanë pezulluar mësimin.
