Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më problematik për regjimin e çdo personi në përditshmëri. Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit. Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.
Sa sheqer duhet të konsumojnë të rriturit
Fatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme. Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë. Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji, pra gjithsej 150 kalori. Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori.
Sa sheqer duhet të konsumojnë fëmijët
Në regjimin e përditshëm të një fëmije ka vend edhe për pak sheqer, megjithëse nuk duhet tepruar, sepse mund të çojë shumë lehtë në sëmundje të mbi peshës. Sasia e rekomanduar për fëmijët në një ditë është pak a shumë sa sasia që mund të marrë një i rritur.
Fëmijët e moshës 4-6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gr sheqer në ditë.
Për ata të moshës 7-10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer.
Mbi moshën 11 vjeçare ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë në ditë.

