Qytetarët nga janari mund të paguajnë rreth 5% më shtrenjtë energji elektrike. EMV në tenderin e Furnizuesit Universal “EVN Home” ofroi çmim prej 65 euro për megavat-orë për të mbuluar 100% të sasive të planifikuara të energjisë elektrike për familjet dhe konsumatorët e vegjël për gjithë vitin 2026.
Çmimi i ri i rrymës kryesisht varet nga çmimi që ofrojnë centralet shtetërore në tender, për Furnizuesin Universal “EVN Home”.
Më parë, EMV energjinë për familjet dhe konsumatorët e vegjël e shiste për 62 euro për megavat.
Nga EVN Home njoftuan se kanë marrë vetëm një ofertë me çmim që është 4.84% më i lartë se ai i tenderit të mëparshëm.
Deri në fund të këtij muaji, Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet të marrë vendim për çmimin e ri për transmetim dhe shpërndarje. Por, këtu me shumë gjasa nuk do të ketë ndryshime./KOHA.MK/

