Partia Demokratike e Kosovës e zgjodhi qytetin e Mitrovicës për ta mbajtur tubimin kryesor.

Aty u kërkua që të mbështetet ky subjekt politik, për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër.

Se partia tash e drejtuar nga Hamza nuk thyhet u tha të jetë dëshmi gara që bëri Arian Tahiri për t’u bërë kryetar i kësaj komune.

E nga dy ish-krerët e UÇK-së dhe ish-drejtuesit e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, u përcoll një mesazh për unitet dhe bashkim drejt fitores, të cilin e transmetoi vetë Bedri Hamza gjatë tubimit.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e mëposhtme: