Projektligji ndalon transmetimin e propagandës LGBT dhe pedofilisë në vende publike, përfshirë burimet e internetit
Moskë/Stamboll
Senati i Kazakistanit miratoi sot një projektligj që ndalon propagandën LGBT në leximin e dytë, transmeton Anadolu.
Projektligji është pjesë e ligjit “Ndryshimet dhe plotësimet në akte të caktuara legjislative të Republikës së Kazakistanit mbi çështjet arkivore dhe kufizimin e shpërndarjes së përmbajtjes së paligjshme”.
Legjislacioni ndalon transmetimin e propagandës LGBT dhe pedofilisë në vende publike, përfshirë burimet e internetit. Rreth një vit e gjysmë më parë, qytetarët e Kazakistanit krijuan një peticion duke kërkuar një ndalim legjislativ të propagandës LGBT në vend.
Dhoma e ulët e parlamentit të republikës ose Majilis, miratoi ndryshimet muajin e kaluar, pas të cilave projektligji ishte planifikuar për shqyrtim në Senat më 4 dhjetor. Megjithatë, për shkak të nevojës për të ndryshuar ligje të tjera, seanca dëgjimore u zhvendos në 18 dhjetor.
Sipas Yevgeny Kochetov, zëvendëskryeministrit të Kazakistanit për kulturën dhe informacionin, shkelësit e përsëritur që shpërndajnë përmbajtje të paligjshme mund të përballen me gjoba prej 144,500 tenge (280 dollarë). Shkelja e ligjit mund të rezultojë në paraburgim administrativ deri në 10 ditë.
