Një event i dedikuar sipërmarrjes dhe inovacionit, i titulluar “Nga Zero në Hero”, do të mbahet më 27 janar, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e InnoX.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë tre themelues dhe sipërmarrës, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre profesionale, sfidat e hasura gjatë rrugëtimit dhe mësimet e nxjerra nga dështimet.
Panelistët e eventit janë:
Ekrem Zajmi, serial entrepreneur dhe themelues i Vetalgo,
Arbër Kryeziu, përfaqësues i Makerspace Innovation Center Prizren, si dhe
Jeton Pashtriku, themelues i Priza Agency.
Eventi organizohet nga N’katrori dhe synon të ofrojë diskutime frymëzuese për të rinjtë dhe komunitetin sipërmarrës.

