Thuhet se gjatë qëndrimit të tij në Francë pas vitit 1930, ai hyri një ditë në një restorant luksoz. U ul në një tavolinë elegante dhe, pasi porositi, filloi të hante në mënyrën tradicionale – me dorë– ashtu siç bëhej zakonisht në ushqimet popullore nga vendi i tij.
Kjo sjellje i tërhoqi vëmendjen një zonje franceze të veshur me shumë finesë, e cila iu afrua me një buzëqeshje përçmuese dhe, duke treguar me ironi pirunët në tavolinë:
“Për çfarë janë bërë këto?”
Malik bin Nebi e pa me qetësi dhe vetëbesim, pastaj iu përgjigj:
“Ato janë bërë për duar të ndyra,
kurse duart e mia janë të pastra.”
Kjo përgjigje e goditi aq shumë zonjën, sa ajo u skuq dhe u largua menjëherë nga restoranti.
Kuptimi simbolik:
Përgjigjja e Malik bin Nebi nuk ishte vetëm një reagim personal, por një mesazh i thellë kulturor dhe civilizues: pastërtia, morali dhe dinjiteti nuk përcaktohen nga mjetet e jashtme apo nga imitimi i zakoneve të huaja, por nga thellësia e vlerave që njeriu bart në vetvete.
Hoxhë Halil Avdulli

