Njohja e domosdoshme e një dimensioni njerëzor në raport me Krijuesin
“Tashmë në shqip një nga librat më të mirë përmbledhës të studimeve në psikologjinë konjitive (njohëse) te fëmijët, që provon përmes studimeve dhe eksperimenteve se besimi fetar në origjinën e tij nuk është indoktrinim, dhe se asnjë fëmijë nuk lind “Tabula Rasa”, por i prirë për të besuar dhe se besimi është shumë më i natyrshëm për të dhe afër mënyrës sesi ai e kupton botën vetvetiu pa marrë akoma një edukim apo ndikim të jashtëm”, shkruan kështu studiuesi në sferën e besimit në Zot, Justinian Topulli.
Libri, siç shpjegon ai, “konfirmon në thelb tezën islame, dhe jo vetëm, që shprehet në ajete kuranore dhe hadithe profetike se, besimi në Zot është pjesë e lindur e natyrës njerëzore”.
“Libri nuk është fetar dhe as mbron ndonjë fe të caktuar, ai është shkencor dhe vlen si për ata që besojnë në Zot si për ata që nuk besojnë, duke hapur një dritare njohurish të panjohura më parë për shumë njerëz”, përfundon Topulli.
Pra, një libër që duhet lexuar për atë dimension të qenies njerëzore që lidhet me besimin në Zot.

