Kryedemokrati “legjendar” Berisha ishte në SPAK ku morri në dorë urdhër-thirrjen për t’u paraqitur lidhur me “21 Janarin”.
“Në këtë hetim më ftuan dhe unë do të vij do të dëshmoj”, u tha Berisha gazetarëve.
Më herët, ai thoshte se nuk i kishtë ardhur asnjë fletëthirrje.
Në një reagim nga SPAK, u tha: “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’ në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”.
Berisha u tha gaztarëve se, “çfarë ka ndodhur është hetuar, është hetim i plotë dhe i bërë vite dhe ka dënime përkatëse. Kështu që unë nuk jam thirrur asnjëherë. Edhe unë do të jap çfarë di unë”.
Kujtojmë se ajo çfarë ndodhi më 21 janar 2011 është ndër ngjarjet më të rënda në politikën shqiptare, me katër rë vrarë në boulevard gjatë një proteste të opozitës së atëhershme socialiste. Është një krimi që rëndon mbi Berishën, si për urdhërdhënien e si për fshehjen e provave. /tesheshi.com/

