Milan kalon pengesën Lazio, kuqezinjtë i falen Leaos

Milan triumfon 1-0 ndaj Lazios, në ndeshjen e Serie A. Në pjesën e parë lacialët treguan shumë dëshirë në Milano, duke goditur dy herë portën kundërshtare, ndërsa kuqezinjtë ishin pa “shënjestër”.

 

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan në të mirë të Milanit. Leao finalizoi me sukses një aksion, duke zhbllokuar llogaritë.

 

Milan kryeson kampionatin me 28 pikë, 1 pikë më shumë se Roma. Lazio është në vendin e 8-të me 18 pikë. Serie A ka në program të dielën ndeshje mjaft interesante.

MARKETING