Një prej marrëzive teologjike që Rama e përmend shpesh, atë mbi llogarinë pata Shën Pjetrit në botën tjetër, e paska peshqesh nga gjyshja e tij e ndjerë besimtare katolike. Pikërisht ajo që e ka shpëtuar gjithsesi nga ateizmi më këshillat e saj të vyera, i ka diktuar dhe një nonsens të rëndë që ligjika e tij e ka kapërdirë pa një sens paraprak kritik: si mund të japë llogari njeriu te njeriu???!!!!

Për nivelin më minimal të besimit, brenda po një logjike minimale, njeriu jep llogari te Zoti e Shën Pjetri nuk ka se si të jetë Zot gjersa më e pakta ka emër njeriu.

Çfarë tha Rama së fundi, diç dhe e diskutueshme politikisht:

 “Më ka rritur një gjyshe që thoshte ‘do takosh shumë njerëz në jetë, por takimi i fundit është më i rëndësishëm. Në fund do takosh një plak, me flokë të bardha të gjata me mjekër të bardhë të gjatë që është Shën Pjetri. Ai ka çelësat ku do shkosh ti. Do shkosh në ferr apo në parajsë. Edhe ferri dhe paraja ka katet e veta. Do të ulesh përballë atij dhe do të thotë: ‘hë më thuaj kush je çfarë ke bërë? Do i thuash ‘mësova mësimet, mora notat, mbarova shkollën, u bëra artist, bëra veprat, u martova, bëra fëmijë… Çfarë do ti tani? Do të thotë: ‘Ti i paske bërë të gjitha për vete. Dhe këtu ndahet kjo punë. Paradise paradise, po nëse ke bërë vetëm për vete, do shkosh në ferr’”, tha kështu kryeministri në më të fundit podcast të tij.

Por gjyshja, tej një fillimi të lavdërueshëm moral, ia ka ofruar deformuar konceptin e llogarisë së fundit, atë që është para Zotit e jo para ndonjë krijese më pamje njeriu, me emrin Shën Pjetër. E sa për direktivën morale të të bërit për të tjerët, ajo që nipi i tij kryeministër po bën me Shqipërinë dhe shqiptarët është tejet larg asaj çfarë ajo ka dëshiruar apo asaj çfarë vetë beson i nipi në krye të punëve.

Sepse pikërisht kjo është më e diskutueshme në qeverisjen e tij: filli moral i saj, me një paqartësi nëse ekziston, teksa Shqipëria  që ai udhëheq në më shumë se një dekadë ka të njëtat lëngata, ndoshta dhe më të mëdha, të cilat ai premtoi se do ia shërojë. Ndaj dhe rend drejt futjes së vendit në BE, si provë se dështoi në rilindjen e synuar e tani i ka mbetur vetëm një kartë për ta mbuluar këtë dështim – Brukseli, të cilin deri dje nuk e llogariste fare të premtimet e tij të llojit rilindas! /tesheshi.com/