Gazetarë shqiptarë që i thurrin temena Izraelit me vizita të sponsorizuara
Një ndër gazetarët shqiptarë ndodhet në Izrael, duke i përcjellë publikut, nëpërmjet FB, mbresat e tij atje, tipike të pështira prej një pazarxhiu me dinjitetin e vet, duke u shitur lehtë te ata që sot janë as me pak e as më shumë se thjesht nazistë. U thurr temena gjenocidalëve me nam, paturpsisht, pa asnjë rresht për viktimat e tyre prej tetë dekadash. Tek e fundit për atë është paguar, për atë ka shkuar aty.

I vetëdijshëm për këtë pisllëk, ka pamundësuar komentet poshtë postimeve.

E pyesim: po nesër, ti e ato shumë si ty, si do e përballoni turpin që do u mbulojë kur të përmendeni si përkrahës së një gjenocidi, të një regjimi çnjerëzor, ku bota nuk do jetë kjo që është sot, pra dhe gjeopolitika e saj? Historia ta jep këtë leksion, e afërt ose e largët, mjaft ta lexosh mirë e drejt.

