Jo thjesht armatosje, edhe industri ushtarake “Made in….”
Kryeministri Kurti ka shpërfaqur entuziazmin e tij në lidhje me armatosjen e Kosovë dhe jo vetëm kaq, pasi siç ka njoftuar, së shpejti do ketë dhe armatim të prodhuar në Kosovë.



Në një mesazh për të ashtuquajturën “Ditë e Forcës”, ai thotë:
“Dita e Forcës na gjen më të fortë se kurrë më parë. Mbi 430 milionë euro është investimi në armatim dhe pajisje në këto katër vitet e fundit. Më përpara, ushtria jonë ka qenë më pak e pajisur edhe se vetë Policia e Kosovës.
Ndërkaq, tani është e pajisur me teknologji moderne, me dronë Skydagger dhe TB-2 Bayraktar nga Turqia, Puma dhe sistem anti-tank Javelin nga ShBA, e së shpejti do të kemi fabrikë të municionit dhe prodhimit të dronave Made in Kosova e helikopterë Black Hawk nga ShBA.
Me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë e gjithnjë e më shumë, brezat e rinj jetojnë të sigurtë, në paqe, zhvillohen dhe lulëzojnë”.



Pra, kjo është përgjigjja më adekuate ndaj Serbisë, e cila dhe ajo po synon një armatosje cilësore, duke pretenduar se është “halë në sy” në Ballkan.



Dhe e tillë është, e urrejtur, për shkak të të qënit agresore ndaj fqinjëve dhe madje gjenocidale. /tesheshi


