Diyar Güldoğan

Rezoluta ripohon përgjegjësinë e OKB-së për çështjen e Palestinës, bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të 1967-tës dhe për zgjidhjen me dy shtete, si dhe kërkon që Izraeli të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve dhe të zbatojë ligjin ndërkombëtar

Washington DC

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë për “zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës”, transmeton Anadolu.

Projekt-rezoluta, e cila u hartua nga Xhibuti, Jordania, Mauritania, Katari, Senegali dhe Palestina, u miratua me 151 vota pro, 11 kundër dhe 11 abstenime.

LEXO EDHE: 

RIPARIMI I SHPIRTIT TË THYER – PROF. DR. METIN IZETI

Rezoluta ripohon përgjegjësinë e OKB-së për çështjen e Palestinës, bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të vitit 1967 dhe për mbështetjen e zgjidhjes me dy shtete, si dhe kërkon që Izraeli të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve dhe të zbatojë ligjin ndërkombëtar.

Ajo gjithashtu kërkon rinovimin e negociatave dhe u bën thirrje shteteve të mos njohin ndryshimet kufitare, si dhe të rrisin ndihmën për palestinezët në mes të një krize të rëndë humanitare./AA/

MARKETING