Analisti politik Qenan Aliu, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se Bujar Osmani është figura politike që mund të zëvendësojë kryetarin aktual të BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas Aliut, megjithëse ka disa vërejtje për mënyrën si Osmani ka ushtruar detyrën si ministër i Jashtëm dhe si zëdhënës partie, këto janë pjesë e procesit të zhvillimit të partisë.
“Unë mendoj se Bujar Osmani do të ishte, dhe mbetet figura politike që mund ta zëvendësojë z. Ahmeti, sepse karizma vetëm nuk mjafton. Nevojitet kreativitet i ri politik, koncepte moderne dhe qasje të reja”, deklaroi Aliu. /SHENJA/


