Urdhëri që mbetet në fuqi ndërsa diplomacia është në veprim
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Presidentin Vladimir Putin dhe pesë rusë të tjerë të akuzuar për krime lufte në Ukrainë do të mbeten në fuqi edhe nëse jepet një amnisti e përgjithshme gjatë bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-të, thanë të premten prokurorët e GJND-së.
Zëvendës-prokurorët Mame Mandiaye Niang nga Senegali dhe Nazhat Shameem Khan nga Fixhi, të cilët kanë qenë përgjegjës për hetimet e gjykatës që kur kryeprokurori u largua me pushim, thanë se do të nevojitej një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të pezulluar urdhër-arrestet e gjykatës.
Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin dhe pesë të tjerë për rolin e tyre të dyshuar në krime gjatë luftës që filloi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Putin dhe Komisionerja e Rusisë për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova, po përballen me akuza për deportim të paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina, raporton Reuters.

