Modeli monoetnik ka zbritur edhe tek anëtarësia e këshillave që përzgjedhin fituesit e çmimeve shtetërore. Mes dymbëdhjetë emrave të përzgjedhur si anëtarë të Këshillit për dhënien e çmimit “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin” nuk figuron asnjë shqiptar. Ky është vendimi që ka marrë Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërimeve në seancën e fundit, pas shkarkimit mes të tjera të tre anëtarëve shqiptarë dhe përzgjedhjes së kandidaturave të reja
Evis HALILI
Shkup, 5 dhjetor – Nëse gjatë gjithë këtyre viteve lista me çmime shtetërore monoetnike nuk është përmirësuar me data apo emra të rëndësishëm nga kultura jomaqedonase, modeli monoetnik ka zbritur edhe tek anëtarësia e këshillave që përzgjedhin fituesit e cmimeve shtetërore. Mes dymbëdhjetë emrave të përzgjedhur si anëtarë të Këshillit për dhënien e çmimit “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin” nuk figuron asnjë shqiptar. Ky është vendimi që ka marrë Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërimeve në seancën e fundit, pas shkarkimit mes të tjera të tre anëtarëve shqiptarë dhe përzgjedhjes së kandidaturave të reja.
LEXO EDHE:
Hoxha tetovar i ekzekutuar nga UDB-ja jugosllave Sulejman efendi Shehabi
Çmimi shtetëror “Mito Haxhi Vasiliev” (që nga viti 1969) jepet për arritje në fushën e publicistikës dhe gazetarisë dhe brenda një viti mund të jepen maksimumi dy çmime. Konkursi zgjat nga 1 deri më 31 tetor, ndërsa ceremonia e akordimit bëhet më 21 dhjetor në Parlament. Mes anëtarëve të këshillit, ashtu si edhe në këshilla të tjerë, kanë figuruar mbi dy apo tre anëtarë shqiptarë, kryesisht emra në njohur në gazetari dhe publicistikë.
Në vitin 2019 nuk u bë ndarja e çmimit për arritje në publicistikë “Mito Haxhi Vasiliev”, pasi këshilli nuk arriti shumicën e domosdoshme të votave për t’u shpallur fitues, mes dy kandidaturave shqiptar dhe maqedonas. Përbërja e fundit e Këshillit që u shkarkua më 2 nëntor, u zgjodh nga Komisioni parlamentar i emërimeve në vitin 2021. Reagime në komisionin parlamentar ka pasur nga deputetja Ilire Dauti e cila ka kërkuar që të rishqyrtohet vendimi dhe ka kritikuar mosprezencën e deputetëve të tjerë shqiptarë.
“Në listën e kryetarit dhe anëtarëve të shkarkuar shoh që ka pasur 3 shqiptarë, ndërsa tek emërimet asnjë. Mendoja se këtë çështje e kishit rregulluar me anëtarët e VLEN, po asnjë prej tyre nuk është prezent dhe e paskan lënë në duart tuaja. Kur fati i qytetarëve lihet kështu është normale që të gjendemi në këtë situatë. Ju lutem ta rishqyrtoni vendimin se nuk më duket aspak e drejtë që të mos kemi asnjë shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Dauti gjatë seancës së Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. (koha.mk)
MARKETING


